Telegrafi

Eto’o: Interi do të fitojë gjithçka me Militon dhe mua

“Nuk ndjehem inferior ndaj Ibrahimovicit. Unë jam Samuel Eto’o dhe nuk mund të krahasohem me askënd”, ka thënë kamerunasi për “Gazzetta dello Sport”, i cili pastaj e ka lëvduar sulmuesin argjentinas, Diego Milito.

“Milito është një futbollist i shkëlqyer dhe asnjëherë nuk është vështirë të krijosh marrëdhënie të mira me të shkëlqyerit”.

“Unë jam këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe e di se sa shumë rëndësi ka ky trofe për Nerazzurët”, ka shtuar ish-sulmuesi i Barcelonës.