Telegrafi

Eto’o i kënaqur që do të përballet me Chelsean

Kamerunasi është optimist se nerazurët do të jetë në gjendje t’u bëjnë ballë bluve të Londrës.

“Dy muaj janë një kohë e gjatë në futboll. Chelsea sigurisht se është një kundërshtar i rëndësishëm, por në 16-shen e fundit, në fazën e eliminimit, nuk ka shumë dallim në mes të njërit dhe kundërshtarëve të tjerë”.

“Po e përsëris, dy muaj është një kohë e gjatë. Gjithçka mund të ndryshojë nga forma e lojtarëve individual deri te forma e përgjithshme e ekipit”, ka thënë Eto’o.

Kamerunasi gjatë muajit janar do t’i mungojë Interit pasi do të jetë pjesë e kombëtares së tij në Kupën Afrikane të Kombeve./Telegrafi/