Telegrafi

Eto’o i bindur se do të fitojë 2 milionë euro

Sulmuesi i Interit është duke kërkuar dy milionë euro nga Barcelona si pjesë e lëvizjes së tij për në Itali dhe rasti tash do të dëgjohet në gjykatë.

“Mendojmë se kemi të drejtë për t’i marrë dy milionë euro nga transferimi i Samuel Eto’o në Inter. Është e drejta jonë, ndryshe ne nuk do t’i kërkonim këto para. Ne kemi lëshuar një procedurë legale. Ne ende nuk i dimë rregullat, por jemi të bindur se do të fitojmë në këtë rast”, ka thënë Jose Maria Mesalles.