Telegrafi

Eto’o: Dua Ligën e Kampionëve me Interin

“E falënderoj presidentin Moratti, ai është njeri me zemër të madhe. Jam i lumtur që jam në Inter. Për mua kjo është aventurë e re dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum”, ka thënë Eto’o.

“Po filloj jetë të re dhe shpresoj se do të kem shumë sukses dhe kënaqësi. Kam ardhur të punoj pa u lodhur dhe ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka shtuar kamerunasi.