Telegrafi

Eto’o do të luajë kundër Juventusit

Pas eliminimit të Kamerunit nga Kupa e Kombeve të Afrikës, Eto’o është rikthyer në dispozicion të trajnerit, i cili menjëherë e ka ftuar të jetë i pranishëm në përballjen e të enjtes.

Çerekfinalja e Kupës së Italisë zhvillohet vetëm me një ndeshje, ashtu që pritet që të dyja skuadrat të inkuadrojnë lojtarët e tyre më të mirë.

Më poshtë është lista e lojtarëve të cilët janë në dispozicion të Mourinhos:

Portierë: Francesco Toldo, Julio Cesar, Paolo Orlandoni;

Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Marco Materazzi, Walter Samuel, Davide Santon;

Mesfushorë: Ricardo Quaresma, Thiago Motta, Wesley Sneijder, Sulley Muntari, Esteban Cambiasso, Lorenzo Crisetig;

Sulmues: Samuel Eto’o, Diego Milito, Goran Pandev, Mario Balotelli, Marko Arnautovic. /Telegrafi/