Site icon Telegrafi

Eto’o dhe Ibra ndahen baraz

Edhe pse u zhvillua një ndeshje dinamike ndërmjet kampionit të Italisë dhe trekampionit nga sezoni i kaluar, megjithatë rrjetat heshtën.

Takimi tjetër i grupit F, ndërmjet Dynamo Kyivit dhe Rubin Kazanit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Dominguez (25’), mirëpo vendasit përmbysën rezultatin duke shënuar tre gola.

Fillimisht Yussuf barazoi rezultatin (71’), ndërsa Magrao (80’) dhe Gusev (85’), fundosën skuadrën ruse.

Exit mobile version