Telegrafi

Eto’o dëshiron t’ia dëshmojë veten Guardiolas

“Që kur iu bashkëngjita Barcelonës dhe që nga ndeshja ime e parë, bëra gjithçka që munda që ta kryej punën që kërkohej nga unë”.

“Asnjëherë nuk kam refuzuar asgjë, ndryshe nga disa lojtarë tjerë te Barca që thoshin JO, dhe refuzonin të luanin atje”.

“Gjithmonë u kam ndihmuar të gjithëve, ndërsa sezoni i kaluar për mua ishte një vit i suksesshëm, sepse të gjithë punuam bashkë për të mirën e Barcelonës”.

“Kam pasur disa probleme, por gjithçka është në rregull, edhe nëse Guardiola ka thënë se nuk kam ndjenja për skuadrën, është mendimi i tij. Gjithmonë kam qenë i përkushtuar dhe do t’ia dëshmoj atij këtë javë”, është shprehur kamerunasi.