Telegrafi

Eto’o dëshiron Superkupën e Italisë

Interi, fitues i Serie A, dhe Lazio, fituese e Kupës së Italisë, do të përballen më 8 gusht në Pekin për titullin e Supërkupës së Italisë, dhe Eto’o shpreson ta fillojë me fitore karrierën e tij me ekipin italian.

“Vërtet dua shumë ta fitoj Superkupën e Italisë. Fitorja kundër Lazios në Pekin o të ishte një mënyrë e mirë për ta shpaguar besimin që ata kanë në mua. Klubi bëri shumë për mua, unë duhet ta shpaguaj këtë në fushë”, ka thënë Samuel Eto’o për Gazzetta dello Sport.