Telegrafi

Eto’o arrin marrëveshje me Interin?

Presidenti zikaltër Massimo Moratti ka negociuar me agjentin e lojtarit, Josep Maria Mesalles, derisa vetë Eto’o e ka thirrur në telefon drejtorin teknik të Interit, Marco Branca, për t’i thënë se është i lumtur që do t’u bashkëngjitet Nerazzurëve.

Marrëveshja është arritur pasi që kamerunasi është pajtuar të merr 10 milionë euro për sezon, por me kusht që Interi do t’i paguajë nga dy milionë euro për secilën trofe të fituar.

Pas kësaj marrëveshje, është gjithnjë e më pranë edhe kalimi i Zlatan Ibrahimovicit në drejtim të kundërt- te Barcelona.