Telegrafi

Etnon relaksohen pas sukseseve së bashku me Tringa Kay dhe Fajt (Foto)

Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë, kanë bërë që shumë këngëtarë të shijojnë ca ditë pushimi.

E këtë gjë janë duke e bërë edhe grupi Etnon pas sukseseve të fundit që patën me këngët “Shake it” dhe “Turn me on”, këngë këto të cilat po vazhdojnë ta bëjnë edhe më nxehtë atmosferën në shumë klube të natës, transmeton Telegrafi.

Por, Etnon nuk janë duke pushuar vetëm në Shqipëri, në shoqërinë e tyre gjendet edhe këngëtarja e re, Tringa Kay, e cila së fundmi solli këngën “Your Love” në bashkëpunim me Fajt, këngë kjo e cila po vazhdon të pëlqehet.

Kujtojmë se grupi Etnon në muajin korrik do të sjellin edhe këngën e re që pritet të jetë hiti i radhës. /Telegrafi/