Hip hop grupi Etnon, i njohur dikur si Etno Engjujt, po vazhdojnë të kompletojnë rikthimin e tyre të fuqishëm në skenë.
Miloti dhe Genci mbajtën performancën e tyre mbrëmë në Beer & Wine Fest në Prishtinë.
Aty mijëra të pranishëm patën rastin të shikojnë performancën e reperëve veteranë të skenës muzikore shqiptare, shkruan Telegrafi.
Dhe në një video të postuar në Instagram nga vet antarët e grupit shihet se si ata ngrisin në këmbë mijëra të pranishëm në Prishtinë.
Etnon po bëjnë gati për lansim projektin e tyre të ri. /Telegrafi/