Gold Ag njihet si një artistët më përkrahës për kolegët e tij.
Kështu ka vepruar edhe me projektin e fundit të grupit Etnon në bashkëpunim me Genta Ismajlin, duke iu shpërndarë videon në profilin e tij ku ka shumë ndjekës, transmeton Telegrafi.
“Etnon fabrikë e vjetër me prodhime t’reja”, është mbishkrimi që ka lënë Ariani sipër videoklipit të tyre “Shake it”.
Ky projekt është nga më të pëlqyerat e momentit duke arritur më shumë se dy milionë klikime në vetëm pak ditë./Telegrafi/.