Site icon Telegrafi

Etnon e Genta ndezin publikun në Gjermani (Foto/Video)

Po vazhdojnë të kryesojnë toplistat muzikore shqiptare me projektin “Shake it”.

Kjo këngë që erdhi bashkëpunim nga grupi Etnon dhe këngëtarja Genta Ismajli tashmë ka kaluar dhjetë milionshin e klikimeve në kanalin “Youtube” dhe vazhdon të jetë ndër më të ndëgjuarat e këtij sezoni, transmeton Telegrafi.

Suksesi kësaj kënge bëri që artistët të jenë edhe ndër më të kërkuarit në koncerte dhe mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, duke mbushur sallat plot kudo që paraqiten.

Kështu ndodhi edhe së fundmi kur Etnon dhe Genta mbajtën një koncert në Munchen në Gjermani, e publiku që ishte në numër shumë të madh u elektrizua me daljen e artistëve në skenë.

Në mesin e publikut të shumtë që ishin mbledhur për artistët e njohur kishte edhe të huaj./Telegrafi/

Exit mobile version