Megjithë publikimin e shumë projekteve të reja muzikore pas saj, kënga “Shake it” vazhdon të mbajë primatin si kënga më e ndëgjuar e momentit.
Bashkëpunimi mes grupit Etnon dhe Genta Ismajlit ka rezultuar shumë suksesshëm duke u shndërruar në një hit të padiskutueshëm, transmeton Telegrafi.
Videoklipi që ka vetëm pesë javë që është publikuar në kanalin “Youtube” ka arritur të klikohet rreth dhjetë milionë herë.
Gjersa po shijon këtë sukses, më të madhin viteve të fundit, për Telegrafin menaxheri i këngëtares tha se Genta megjithëse ka të realizuara disa nuk do të publikojë këngë derisa “Shake it” të vazhdoj të kryesojë në tregun muzikor.
Në anën tjetër Etnon kanë zgjeruar kompaninë e tyre muzikore me disa artistë të rinjë, të cilët së shpejti do të debutojnë me projektet e tyre./Telegrafi/