Telegrafi

Etna Rexhepi përzgjidhet nga NBA dhe FIBA, bëhet pjesë e ‘Basketball Without Borders European Camp’

Basketbollistja e talentuar, Etna Rexhepi është përzgjidhet nga NBA dhe FIBA për t’u bërë pjesë e ‘Basketball Without Borders European Camp’, kamp i cili do të mbahet prej 23 deri më 29 gusht në Wroclaw të Polonisë.

Basketball Without Borders është kamp elitar për zhvillimin e shkathtësive individuale të lojtareve të talentuara të regjionit.

Etna është zgjedhur në mënyrë individuale nga NBA dhe FIBA duke u bazuar në shkathtësitë e saja si lojtare e jashtëzakonshme.

Basketball Without Borders Europe 2023 do të jetë një mundësi e artë për secilën pjesëmarrëse që të zhvillojnë më tutje aftësitë e tyre, duke u trajnuar nga trajnerë të njohur nga NBA dhe FIBA.

Kjo është hera e parë që basketbolliste nga Kosova ftohet në një kamp të tillë. /Telegrafi/