Telegrafi

Etineta nga Fushë Kosova përjeton “Metamorfozën” në emisionin e Suzanës

“Metamorfoza” nga Suzana vjen me episodin e 26-të.

E përzgjedhura për këtë emision ka qenë një amvise nga Fushë Kosova, e quajtur Etineta.

23-vjeçarja e pakënaqur me dukjen e saj ishte drejtuar për tek Suzana, për të bërë ndryshimet e dëshiruara në fizikun e saj.

Momente përgjatë emisionit

Fillimisht, ajo u drejtua për në klinikën e dhëmbëve, ku bëri disa ndryshime falë ndihmës së dentistëve, për të vazhduar më pas me vizitën tek dermatologu.

Vizitat në butik ishin pjesa tjetër e rrugëtimit të tyre, gjersa dora e fundit u takoi Sellmës dhe Kacit.

Në fund të emisionit, Etineta ishte e befasuar me “Metamorfozën” e saj, duke qenë se kishte arritur një rezultat të kënaqshëm, falë Suzanës. /Telegrafi/