Site icon Telegrafi

Ethet e minjve, IKSHPK tregon masat parandaluese për këtë sëmundje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se është diagnostikuar rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë.

Sipas institutit burim kryesor i infeksionit janë minjtë.

IKSHPK ka dhënë edhe njëmbëdhjetë hapa për parandalimin e këtij infeksioni.

Lexo po ashtu Konfirmohet rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë

Masat parandaluese:

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

8. Mos hidhni mbeturina kudo

9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës. /Telegrafi/

Exit mobile version