Telegrafi

“Ethet e arit” në Alpet gjermane: Një vajzë gjeti një shufër ari, dhjetëra të tjerë mësynë liqenin!

Kjo shufër nga ari i pastër, në treg kushton rreth 16 mijë uro. E, këtë gjetje ajo menjëherë e ka raportuar në Polici, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit janë duke bërë hetime, se si përfundoi shufra në liqenin Koenigssee, që ndodhet afër kufirit me Austrinë.

Me tu përhapur lajmi, në liqe kanë shkuar dhjetëra zhytës në përpjekje për të gjetur ndonjë shufër të ngjashme.

Ende, askush nuk e ka pasur fatin e vajzës. /Telegrafi/