Telegrafi

ETC: Punëtorët i gëzojnë të gjitha të drejtat sipas ligjeve në fuqi

Rrjeti i Qendrave Tregtare ETC ka reaguar pas disa shkrimeve nëpër portale se ata kanë hequr pauzën për punëtoret e ETC-së. Ata kanë thënë se punëtorët e rrjetit të këtyre marketeve i gëzojnë të gjitha të drejtat konform ligjeve në fuqi s ai përket pauzës, pushimit vjetor dhe benifitet e tjera.

Komunikata e plotë e ETC-së

Kemi parë disa shkresa të cilat po qarkullojnë orët e fundit në portale të ndryshme të cilat pa dëshmi apo të bazuara në fjalë shkruajnë që në ETC apo Deputeti Kelmendi heq pauzat për punëtorët, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Fillimisht ju informojmë që punëtorët e ETC-së i gëzojnë të gjitha të drejtat konform ligjeve në fuqi (orarin e punës, orarin e pauzave, pushimet vjetore dhe festive).

ELKOS Group për të gjithë punëtorët tash e sa vite radhazi ka aplikuar sigurimet shëndetësore dhe aksidentale, ndërsa si bonitet shtesë është kujdesur që të sigurojë edhe ushqimin pa pagesë edhe pse diçka të tillë nuk e parasheh ligji por vetëm si kujdes të shtuar për punonjësit e saj.

Shkresa të tilla nuk janë asgjë tjetër pos thirrje për prishjen e raporteve mes ETC dhe të punësuarve. Kushtet e punës dhe raportet në mes të Menaxhmentit dhe punonjësve të ETC-së janë vërtetë për t’u admiruar.

Të gjithë të punësuarit kanë të drejtë ankese dhe për këtë është e hapur Qendra e Thirrjeve (0800 30 300) e cila të gjitha ankesat i delegon tek Departamentet përkatëse.

Në fund, për çështjet organizative në ETC, kompetenca ligjore ka menaxhmenti i saj të cilët janë çdo herë të hapur për prononcime e jo të kontaktohet Pronari apo Deputeti Ramiz Kelmendi.

Zyra informuese ETC
01.03.2016 /Telegrafi/