Elkos Group hapi sot objektin e qendrës tregtare të ETC-së në Gostivar, duke u bërë kështu objekti i dytë në Maqedoni, pas asaj në Shtip.
Kjo qendër e cila u cilësua si mundësi për të përmirësuar edhe më tutje bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Maqedonisë, ka hapësirë mbi 6 mijë metra, ka kushtuar 6 milionë euro dhe ka punësuar 100 punëtorë.
Me këtë rast, pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmemdi, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan për këtë hapje duke premtuar që do të vazhdojë edhe më tutje me investime në Maqedoni.
“Do vazhdoj edhe më tutje me investime në Maqedoni duke rritur kështu edhe numrin e të punësuarve në 1000 në afat kohorë prej 10 vjetësh. ETC do të përmbajë edhe artikuj të Kosovës, ashtu siç edhe ka tashmë në tregun e Maqedonisë”, theksoi Kelemndi.
Elkos Group, përveç Maqedonisë ka investuar edhe në Shqipëri me hapjen e ETC-së në Fier dhe më Mal të Zi me ETC në Rozhaj. /Telegrafi/