Telegrafi

ETA thirrje për një marrëveshje paqeje si rasti i Kolumbisë

Organizata separatiste baske ETA rikonfirmoi distancimin e saj nga aktet e dhunës duke shprehur keqardhje që një marrëveshje paqeje nuk mund të negociohet si në Kolumbi, në një deklaratë të publikuar sot nga gazeta spanjolle ”Gara”.

ETA siguroi se mbështetësit e saj kanë rënë dakord njëzëri në lidhje me hapat e mëtejshme politike për të avancuar drejt pavarësisë së rajonit bask.

”Vendimi për t’u distancuar nga lufta e armatosur u bë publik më 20 tetor 2011, dhe është unanim referuar militantëve të ETA-s”, shkruan ajo.

Organizata i bëri thirrje së majtës separatiste “për të dëshmuar maturi strategjike”, duke i pohuar se “dobësia politike e atyre që mohojnë statusin tonë të kombit dhe të drejtës së qytetarëve baskë për të vendosur është më e dukshme se kurrë”.