Telegrafi

Estudiantes në finale

Argjentinasit krijuan epërsi të dyfishtë, në fund të pjesës së parë (45’) dhe në fillim të pjesës së dytë (53’), ndërsa realizues i të dy golave ishte Leandro Benitez.

Në minutën e 71-të, Pohang ngushtoi epërsinë me golin e Denilson, mirëpo nuk mundi të bëjë asgjë më shumë duke qenë se tre lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq.

Në finale Estudiantes do të ndeshet me fituesin nga përballja Barcelona – Atlante. /Telegrafi/