Telegrafi

Estto publikon coverin e tij të parë “Hold on we’re going home” (Video)

DJ Estto, ermi i vërtet i së cilit është Ernest Zeka, është ndër DJ-të më të njohur në Kosovë.

Ai jeton dhe vepron në Pejë, ndërsa ka qenë pjesë e disa projekteve shumë të suksesshme të grupit NRG Band.

Së fundmi, i riu pejan ka vendosur ta sprovojë veten edhe në këndim, duke realizuar kështu coverin e tij të parë, këngën “Hold On We’re Going Home” të rap aristit të njohur Drake.

Nga videoja e publikuar në YouTube, duket se Estto ka një shtrirje të mirë vokale dhe e interpreton me mjaft ndjeshmëri këngën, duke deputuar kështu me hapin e tij të parë drejt këndimit.

Mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimësia në muzikë e DJ-të të njohur, i cili e ka nisur me hapa të sigurtë rrugën dejt këndimit. /Telegrafi/