Site icon Telegrafi

Estonia zgjedh për herë të parë një femër në krye të shtetit

Parlamenti i Estonisë, ka zgjedhur për herë të parë një grua në postin e presidentes.

Bëhet fjalë për 46-vjeçaren Kersti Kaljulaid, ish-anëtare e Gjykatës Evropiane të Auditimit, e cila ka fituar 81 vota nga 101 anëtarët e parlamentit.

Kaljulaid do të zëvendësojë në këtë post Toomas Hendrick Ilves. Presidentja e sapozgjedhur mbështet thirrjet e paraardhësit e tij për rritjen e prezencës së NATO-s në rajonin e Baltikut dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, transmeton shekulli.

Sidoqoftë duhet theksuar fakti që në Estoni kreu i shtetit ka një rol simbolik.

 

 

Exit mobile version