Telegrafi

Estonia – Holanda, formacionet zyrtare

Estonia dhe Holanda i kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes së tyre për kualifikimet në Euro 2020.

Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit C, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘A. Le Coq Arena’ në Tallinn.

‘Tulipanët’ janë favorit në letër, mirëpo Estonia do të tentojë që t’i befasojë mysafirët në këtë takim dhe t’i fitojnë tri pikët e para.

Irlanda e Veriut është lider i grupit me 12 pikë, të ndjekur nga pas prej Gjermanisë me nëntë, Holanda me gjashtë, Bjelloruisa me tri dhe estonezët ende pa pikë.

Formacioni startues i Estonisë: Lepmets, Kait, Ainsalu, Sorga, Zenjov, Ojamaa, Klavan, Tamm, Mets, Kallaste, Teniste.

Formacioni startues i Holandës: Cillessen, Veltman, De Ligt, Van Dijk, Propper, Malen, Wijnaldum, Babel, Depay, Blind, Frenkie de Jong.