Telegrafi

Estonia anëtarja e 17-të e eurozonës

Me festimin e Vitit të Ri republika baltike i dha lamtumirën edhe monedhës kombëtare, kronës.

Estonia është pas Sllovenisë dhe Sllovakisë vendi i tretë evropiano-lindor dhe e para ish-republikë sovjetike që pranon si monedhë euron.

Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso e përshëndeti anëtarësimin e Estonisë në zonën e monedhës së përbashkët evropiane. Sipas tij, kjo është një shenjë e qartë për atraktivitetin dhe stabilitetin, që i sjell euro BE-së.

Me 1,3 milion estonezë numri i njerëzve që përdorin euron brenda eurozonës arrin tani në 330 milionë. /Telegrafi/