Estonezi Jaan Roose, 37-vjeç ka marrë guximin të ecë nëpër një kabllo që ishte ngjitur në dy kulla të Dubait që gjendeshin 100 metra larg njëra-tjetrës.
Kampioni i trefishtë botërorë, arriti të thyej një rekord tjetër të premten – duke ecur nëpër kabllo mes dy kullave Jumeirah në Dubai që janë 224 metra të larta, transmeton Telegrafi.
Performanca e tij shënon fillimin e edicionit të tretë të Samitit Billion, një ngjarje që mbledhë 15 mijë influencues dhe krijues kontentesh të mediave sociale.
Pamjet e filmuara me dron shfaqin të riun duke ecur mbi kabllo, dhe nuk shfaqte fare frikë derisa ishte në një lartësi të madhe.
Kjo nuk është hera e parë që ai kryen ecje të tilla të rrezikshme, për faktin se eci mbi kabllo edhe nëpër shtete tjera të botës. /Telegrafi/