Derisa shumica e njerëzve në botë, në kohë pandemie, kufizimit të lëvizjes dhe reduktimit të kontakteve fizike, shumicën e kohës e kalojnë pranë televizorit apo duke u marrë me ndonjë hobi, estonezët në mënyrë masive po lahen në ujëra të ngrira për ta ruajtur shpirtin e shëndoshë, shkruan Reuters.
Rreth 500 notues janë futur dje në ujërat e ngrira të Detit Baltik në portin e kryeqytetit të Estonisë, Talin, dhe secili prej tyre ka notuar rreth 25 metra, transmeton Telegrafi.
Notuesit kanë qenë të moshave të ndryshme, më të rinj, fëmijë e deri në 9-vjeçar – e personi më i vjetër ishte një pjesëmarrëse 83-vjeqe.
“Numri i notuesve gjatë dimrit është trefishuar në Estoni. Larja në ujërat e ngrira është bërë shumë i famshëm tek estonezët”, ka porositur Ajvar Tugedam, organizator i notit në portin e Talinit. /Telegrafi/