Site icon Telegrafi

Esther Gravenkotter, zgjidhet anëtare e Bordit në OEGJK

Drejtoresha e Bankës gjermane për zhvillim (KFW) për Kosovë dhe Maqedoni, Esther Gravenkotter, është zgjedhur anëtare e Bordit në Odën ekonomike gjermano-kosovare (OEGJK).

Kuvendi i OEGJK-së ka zgjedhur anëtaren më të re të Bordit, Gravenkotter, e cila ka marrë mbështetjen e plotë nëpërmes votimit nga anëtarët e OEGJK-së.

Ajo ka një përvojë të ngjeshur profesionale dhe ka pranuar me kënaqësi që të ofrojë njohuritë e saj edhe në dobi të OEGJK-së.

Kryetari i OEGJK-së, Samir Krasniqi, tha se është nderë që në mesin e shumë anëtarëve të vyeshëm të Bordit drejtues të odës, të bëhet pjesë edhe një profesioniste e dëshmuar siç është Gravenkotter. /Telegrafi/

Exit mobile version