Site icon Telegrafi

Estetika e duarve

Amire Gashi
Estete e thonjve
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Të gjithë e dimë se në sezonin e dimrit lëkura dehidrohet më tepër, ku shfaqen probleme me duar dhe këmbë.

Gjatë kësaj stine preferohet të përdoren maska të ndryshme si: parafina, piling, scrub dhe kremra hidratuese.

Thonjtë janë të përbërë nga proteinat që bashkohen me dhjamin dhe lagështinë. Kur thonjtë humbin lagështinë e duhur, atëherë ata qahen.

Të gjitha papastërtitë që njeriu i merr, të shumtën janë nga thonjtë, prandaj higjiena dhe sterilizimi i duarve, ka një rëndësi të veçantë në mirëmbajtjen e njeriut dhe higjienës personale.

Neve, na drejtohen shumë persona me probleme te ndryshme, nga mosmirëmbajtja e trajtimit të thonjve që kërkojnë ndihmë dhe këshilla për thonjtë, lëkurën e duarve dhe të këmbëve.

Disa nga problemet e zakonshme:

1. Thonjtë që kafshohen
Thonjtë që vazhdimisht nga stresi i vazhdueshëm i ditës kafshohen. Kjo tregon që asnjëherë thonjtë nuk mund të rriten duke prekur pjesën e kutikulave e cila kur krijohet, nuk lejon që ata të rriten shëndetshëm.

2. Thonjtë që thyhen
Këta lloj thonjsh kanë humbur fortësinë, lagështinë, yndyrën dhe proteinat.
Andaj ndër produktet kryesore për forcimin e thonjve është kalciumi, i cili i forcon dhe i rrit në mënyrë të njëtrajtshme.

3. Thonjtë me ngjyrë
Arsyeja kryesore që thonjtë marrin ngjyrë, janë mungesa e vitaminave, pirja e duhanit dhe thonjtë e sëmurë nga myku.

Me pak mund, të gjitha femrat mund të kujdesen për thonjtë dhe lëkurën e duarve.

Ne, ju udhëzojmë që dy herë në muaj të bëni manikyr të thjeshtë që përfshinë hidro-masazhe (ujë dhe kripa SPA), largimin e kutikulave, formësimin e thonjve dhe aplikimin e kremrave të ndryshme.

Për ato që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendra estetike, ofrojmë këshilla që t’i kryejnë në kushte shtëpiake.

1. Të marrin një enë me ujë të vakët dhe t’i shtojnë një lugë sodë bikarboni dhe t’i vendosin duart 10 min në të. Kjo metodë preferohet një herë në javë.

2. Maska në kushte shtëpiake
Përmbajtja: 2 lugë mjaltë, 1 lugë vaj ulliri dhe kripë. Kjo maskë preferohet një herë në javë me 10 min masazhe. /Telegrafi/
 

Exit mobile version