Site icon Telegrafi

Essien përshkroi edhe një herë se sa shumë e do Modricin – miqësia e tyre e madhe nisi nga një gjest i kroatit

Michael Essien dhe Luka Modric ishin bashkëlojtarë në Real Madrid në sezonin 2012/2013.

Mesfushori ganez ishte i huazuar nga Chelsea dhe bëri 35 paraqitje për Realin, duke shënuar dy gola. Më pas ai shkoi në Milan, por mbeti në marrëdhënie të shkëlqyera me kroatin Luka Modric.

Gjatë kohës së tij në Real, Essien i ftoi bashkëlojtarët për të festuar 30-vjetorin e lindjes, por ftesës iu përgjigjën vetëm Luka Modric dhe Ricardo Carvalho, i cili luajti me të në Chelsea.

Trajneri në atë kohë, Jose Mourinho, i cili për këtë rast tha se lojtarët e tij thjesht ishin shumë të interesuar për veten dhe jo për të tjerët.

Lexo po ashtu Historia e trishtë se si vetëm dy lojtarë të Real Madridit shkuan në festën e ditëlindjes së 30-të të Michael Essien

Essien vlerësoi aftësitë e kroatit para ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat (2-0) në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Mesfushori i preferuar? I pari është padyshim Luka Modric. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe u bë shoku i imi kur unë ishte në Madrid. Karriera e tij është e pabesueshme”, deklaroi ganezi.

Essien e mbylli karrierën e tij tre vjet më parë në Sabail nga Azerbajxhani.

Lexo po ashtu Dhjetë nënshkrimet më të mira dhe dhjetë më të këqijat në gjithë epokën e Roman Abramovichit si pronar i Chelseat

Ai ka luajtur edhe për klube si Bastia, Lyon, Milan, Panathinaikos dhe Persib Bandung në Indonezia. Ai shënoi nëntë gola në 59 paraqitje për kombëtaren e Ganës. /Telegrafi/

Exit mobile version