Lojërat e Commonwealth janë një ngjarje sportive ndërkombëtare në të cilën garojnë anëtarët e Komonuelthit. Nga 54 vende, vetëm dy janë evropiane – Mbretëria e Bashkuar dhe Malta. Ngjashëm me Lojërat Olimpike, kjo ngjarje mbahet çdo katër vjet.
Esports do të debutojë në Lojërat e Commonwealth në vitin 2022 dhe do të ketë markën, organizimin, menaxhimin dhe medaljet e veta. Megjithatë, duke qenë se kjo është hera e parë që esports përfshihet në program, fituesit nuk do të fitojnë medalje. CFG beson se kjo do të ndryshojë në vitin 2026, kur sportet elektronike do të fitojnë një integrim edhe më të mirë.
Edhe pse CFG ka hasur në kritika nga “tradicionalistët e sportit”, ajo beson se përfshirja e sportit është e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë. Sporti vazhdon të rritet në popullaritet, veçanërisht në mesin e të rinjve, prandaj ky është një hap i madh në evolucionin e Lojërave të Komonuelthit.
Ende nuk është bërë e ditur se cilat lojëra do të shfaqen në turne, por Eurogamer spekulon se një nga lojërat e përfshira është Dota 2.
Në programin e Lojërave të 12-ta Aziatike është përfshirë edhe Esporti, ndërsa fituesit e kësaj disipline do të shpërblehen për herë të parë me medalje në vitin 2022.
Lojërat e Commonwealth 2022 do të zhvillohen nga 28 korriku deri më 8 gusht. /Telegrafi/