Muajt e fundit është folur shumë për një transferim të sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez te Barcelona, por klubi katalan nuk e pagoi klauzolën prej 111 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij me Interin.
Kjo klauzolë ishte e vlefshme deri më 7 korrik, ndërsa vazhdon të flitet që interesimin i Barcelonës nuk ka rënë.
Sipas ESPN, Interi dhe Barcelona kanë arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e sulmuesit argjentinas, por zyrtarizimi ka mbetur pezull, pasi duhet të shitet Philippe Coutinho.
Barcelona me parët që do të marr nga shitja e brazilianit, pritet të paguaj për kartonin e Lautaros
Katalunasit kanë kohë deri në shtator që ta regjistrojnë Lautaron.
Coutinho është i huazuar te BayernMunich, por bavarezët kanë hequr dorë nga blerja e tij, megjithatë te Barcelona janë optimistë q mund ta shesin dhe ofertat nuk mungojnë nga kampionati anglez.
Te Barcelona synojnë të fitojnë të paktën 80 milionë euro për Coutinhon. /Telegrafi/