Site icon Telegrafi

Espanyoli ia vështirëson punët Bayernit në transferimin e Rocas

Bayern Munich është i interesuar në transferimin e Marc Rocas. Kampioni i Bundesligës dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin defanziv, mirëpo Espanyoli po ua vështirëson gjërat.

Mesfushori spanjoll kishte paraqitje të mira në sezonin e kaluar, ndërsa Bavarezët po shpresojnë që t’i marrin shërbimet e tij në këtë verë.

Klauzola e Rocas është 40 milionë euro, mirëpo skuadra gjermane nuk paguan më shumë se 18 milionë euro.

Marc Roca (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që raporton Spox, Espanyoli është i gatshëm ta shesë lojtarin, por jo nën vlerën e klazuolës aktuale.

Lexo po ashtu Coman mbështet transferimin e Sanes te Bayerni

Radio Catalunya raporton se Bayerni ka bërë zyrtarisht ofertën e parë prej 18 milionë eurove, derisa ajo është refuzuar menjëherë nga spanjollët.

Roca mund të largohet nga Espanyoli në këtë afat edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2022, ndërsa skuadra gjermane duhet ta rrisë ofertën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version