Telegrafi

Espanyol, viktimë e radhës e Real Madridit

Golin e parë për madrilienët e shënoi Sergio Ramos, në minutën e 5 të pjesës së parë, ndërkaq epërsinë solide në këtë pjesë të lojës për Real Madridin e siguroi Kaka, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 30.

Duhet cekur se Reali ka lëshuar edhe një mori rastesh, për të shënuar gol në pjesën e parë të lojës. Raste të mira shënimi pati legjenda Raul, mirëpo portieri i Espaniolit, Carlos Kameni, ishte në nivel të detyrës.

Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes Reali dominoi në tërësi, ndërsa fitoren e madrilienëve e kurorëzoi Higuain, i cili u fut në lojë si zëvendësim, dhe tregoi se përkundër një mungese prej disa ndeshjesh nuk e ka harruar zanatin e shënimit të golave. /Telegrafi/