Telegrafi

Espanyol – Real Madrid, formacionet zyrtare

Espanyoli dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.  

Mbretërit janë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 20:45 në RCDE Stadium.

Skuadra e Santiago Solarit vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës ndaj Espanyolit.

Në anën tjetër, vendasit kanë dy humbje radhazi dhe synojnë t’i kthehet rezultateve pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Espanyol: D.Lopez; J.Lopez, L.Luis, Hermoso, Didac; Darder, Roca, A.Lopez; Baptistao, Iglesias, Garcia.  

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Kroos, Casemiro, Modric; Vazquez, Benzema, Vinicius; 

/Telegrafi/