Ndonëse Barcelonës i ishte refuzuar më parë një apel kundër pezullimit të Roberto Lewandowski për një karton të kuq kundër Osasuna më 8 nëntor, ai u anulua papritur vetëm një ditë para se ai të humbiste ndeshjen e parë, derbin e qytetit me Espanyol.
Ndonëse komisioni i konkurrencës mori një vendim për pezullim dhe apeli e konfirmoi atë, gjykata më e lartë e apelit e hoqi përkohësisht dënimin.
Lewandowski duhej të humbiste ndeshjet kundër Espanyolit, Atletico Madridit dhe Getafes, por apelimi i fundit i Barcelonës ishte pjesërisht i suksesshëm dhe pezullimi u hoq në pritje të përfundimit të plotë të procesit të apelimit.
Kjo do të thotë se Lewandowski mund të luajë kundër Espanyol të shtunën nga ora 14:00.
Espanyoli nuk e ka pritur mirë heqjen e pezullimit, edhe pse dënimi me një ndeshje për shkak të vetë përjashtimit nuk duhet të kontestohet dhe në një deklaratë zyrtare kritikuan heqjen e pezullimit.
🔵 𝗖𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗖𝗔𝗧 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟#RCDE
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) December 30, 2022
“Pavarësisht padrejtësisë dhe këtij vendimi të paprecedentë në këtë kompeticion, nesër skuadra jonë do të luftojë me 110% për të përmbushur besimin e tifozëve tanë”, përfundoi Espanyol në një deklaratë. /Telegrafi/