Telegrafi

Espanyol – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit katalunas

Espanyoli dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Blaugranët janë mysafir të Espanyolit në derbin katalunas të vlefshëm për javën e 15-të në kampionat, ndeshje e cila zhvillohet në RCDE Stadium nga ora 20:45.

Ekipi i Ernesto Valverdes kanë pikë të barabarta me Sevillan dhe Atleticon në vend të dytë dhe tretë, kështu që me një fitore duan të rrisin diferencën me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit e Espanyolit kanë tri humbje radhazi në kampionat dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga dy derbi me rivalin e urryer lokal.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Espanyol: Lopez; Victor, Duarte, Iglesias, Darder, Didac, Melendo, David Lopez, Javi Lopez, Pereze, Roca. 

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Dembele, Messi, Suarez. 

/Telegrafi/