Barcelona u desh të kënaqet me një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre për derbin lokal ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.
Blaugranët ishin shumë afër një fitoreje të madhe me rikthim ndaj rivalit të urryer lokal, por u ndëshkuan në fund dhe barazuan.
Golat në këtë takim u shënuan nga David Lopez (23’) dhe Lei Wu (88’) për vendasit, ndërsa Luis Suarez (50’) dhe Arturo Vidal (59’) për Barcelonën.
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte uruguaiani, Suarez, i cili pas një goli dhe një asistimit u notua me 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin holandez, Frenkie De Jong, i cili pas ndëshkimit me të kuq u notua me 5.5.
Espanyol:
Barcelona:
/Telegrafi/