Barcelona ka barazuar në udhëtim te rivali i urryer lokal, Espanyoli, me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.
Skuadra e Ernesto Valverdes i ka shpëtuar për pak humbjes së parë në kampionat, pasi ishte në disavantazh fillimisht.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gerard Moreno (66′) për vendasit dhe Gerard Pique (82′) për Blaugranët.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht shënuesi i Espanyolit, Moreno, i cili u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, edhe nota më e ulët e ndeshjes shkoi për vendasit, pasi portieri Diego Lopez u notua me 6.0. /Telegrafi/
Espanyol:
Barcelona: