Real Madrid ka shënuar fitore të vlefshme si mysafirë ndaj Espanyolit me rezultat 2-0.
Skuadra e trajnerit francez, Zinedine Zidane ka arritur të sigurojë edhe fitoren e katërt nga katër ndeshje në La Liga në këtë sezon.
Golat në këtë takim u shënuan nga mesfushori kolumbian, James Rodriguez (45+) dhe sulmuesi francez, Karim Benzema (71’).
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte Karim Benzema, me notë 7.6, aq sa kishte edhe zëvendësuesi Toni Kroos. /Telegrafi/
Espanyol:
Real Madrid: