Telegrafi

Eskorta e ministrit Bushati aksidentohet në Rrugën e Kombit

Dy automjete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në njërën prej të cilave ndodhej ministri Ditmir Bushati, janë përfshirë në një aksident i cili ka kaluar vetëm me dëme materiale.

Sipas të dhënave të para të Policisë, aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, rreth orës 18:30, në dalje të autostradës Kalimash-Rrëshen, saktësisht në vendin e quajtur Ura e Fanit.

Ministri Bushati dhe të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në të dy mjetet nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet administrative nga Seksioni i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Mirditë për t’u trajtuar nga kompanitë e sigurimit për dëmin e shkaktuar.