Site icon Telegrafi

Eskorta e kryeministrit Rama përfshihet në aksident

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që shkruan se eskorta e shoqërimit e kryeministrit Edi Rama është përfshirë në një aksident rrugore.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Gosë-Rrogozhinë dhe se një prej makinave të eskortës është përplasur me një ‘trajler.

Statusi i Berishës

Eskorta e skizoidit mender krye krye krye… aksident tjetër!

Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje Doktor Berisha! Ishte mëse e vërtetë deklarata Juaj që bari që ka konsumuar Rama ka qëlluar i keq dhe tani kemi një kryeministër me probleme psikike. I ka kapur paniku, po e ndiejnë fundin e tyre dhe nuk po shohin më se kë kanë përpara. Eskorta e tij është përplasur sot me një trajler në aksin Gosë-Rrogozhinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version