Telegrafi

Eskavatori “shkatërron” veturat në parking, ja si e pësoi vozitësi (Video)

Një njeri, duke përdorur eskavatorin e tij, shfaqet duke dëmtuar tri vetura dhe një furgon brenda pak sekondash, në një zonë parkimi në Rusi.

Por, kjo “aventurë”, atij nuk i ka zgjatur shumë, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi që pronarët e veturave të parkuara, të mllefosur nga veprim i tij, kanë dalë dhe e kanë “masakruar” në grushte dhe shkelma shoferin. /Telegrafi/