Tottenham Hotspur është duke fituar 1-0 kundër Evertonit në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.
Ishte minuta e 24-të kur Michale Kean realizoi auto-gol, për të kaluar kështu Spurs në epërsi.
Por, ky gol kaloi nën hijen e një shfaqje të pahijshme që dhuruan portieri Hugo Lloris dhe Son Heung-Min,
Francez dhe jug-koreani kishin një përplasje verbale derisa po shkonin në pushimin e pjesës së parë, drejtë zhveshtoreve.
U dash që të ndërhynin lojtarët e tjerë të Tottenhamit që zënka mes dy bashkëlojtarëve mos të eskalonte, derisa Lloris dukej shumë i nervozuar në Son.
Ende nuk është e qartë se përse francez dukej aq i acaruar në bashkëlojtarin e tij, që fillimisht i dha një të shtyrë./Telegrafi/
Hugo Lloris & Son clashing with each other at half-time 😳 pic.twitter.com/jjVeKy36AR
— Football Daily (@footballdaily) July 6, 2020