Debati mes Xhenetës dhe Drilonit për thyerjen e pakove të proteinave ka marrë përmasa të tjera, duke u zgjeruar dhe përfshirë edhe banorë të tjerë të shtëpisë.
Arioni, që duket se më shumë ishte i interesuar për përplasjen me Gjestin sesa me Xhenetën, iu drejtua me tone të ashpra duke e akuzuar për veprimin e saj:
“Qysh bre Xhenetë po e bën këtë send, a ky është kulmi i inteligjencës tënde? Pse po e prek njerin në këto sende?”, ndërkohë që i kërkoi Gjestit të mos përfshihej në diskutim dhe e quajti atë “bukuroshe”.
Nga ana e tij, Gjesti vazhdoi ta mbështeste Xhenetën, duke theksuar se Driloni kishte vazhduar ta përndiqte atë dhe se veprimi i saj ishte një reagim ndaj kësaj situate.
Arioni e quajti Xhenetën “dhunuese”, ndërsa Xheneta iu përgjigj duke i thënë: “Ju silli në gisht”.
Gjesti, duke u përpjekur të qetësojë gjërat, e pyeti Arionin se përse po merrej me situatën dhe përse po mbante përgjegjësi për proteinat e huaja.
Situata u eskalua më tej, me përfshirjen e banorëve të tjerë, duke çuar në një kaos të plotë që tensionoi atmosferën në shtëpi. /Telegrafi/