Site icon Telegrafi

Eskalon HELLO – mbi 31,000 shqiptarë socializohen në këtë aplikacion gjatë izolimit #RriNshpi

Në mungesë të lirisë së lëvizjes dhe veçanërisht mbylljen e ambienteve publike, për shkak të masave parandaluese të vendosura nga qeveritë e shumë shteteve evropiane përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, duket se shqiptarët kane gjetur alternativën për t’u socializuar.

Aplikacioni “HELLO – Talk, Chat, Meet”, i zhvilluar në Kosovë, së fundmi ka filluar të depërtojë në disa tregje ndërkombëtare ndërsa po shfrytëzohet në masë të madhe nga shqip-folësit anembanë botës për të kaluar kohën gjatë periudhës së vet-izolimit nga coronavirusi.

HELLO në profilin e Instagramit ka postuar sot një foto, ku shihen rreth31,000 përdorues në ditë, nga shtete të ndryshme por kryesisht shqip-folës, që kanë përdorur aplikacionin gjatë 3 ditëve të fundit.

Siç shihet, HELLO po ndihmon qytetarët të tejkalojnë kohërat e vështira të izolimit në shtëpi, duke ju mundësuar të kalojnë kohën duke u socializuar dhe duke njoftuar njerëz të rinj nga komforti i shtëpisë.

Më herët është raportuar se HELLO ka prodhuar edhe martesa ndërmjet shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme botërore.

Ndryshe, HELLO është një aplikacion që ofron biseda të shkurta falas për të gjithë, duke i lidhur dy persona në mënyrë të rëndomtë në të njëjtën kohë, përmes audio-komunikimit nga e gjithë bota.

Sipas preferencës, përdoruesit nuk obligohen të shfaqin identitetin e tyre dhe kamera është opsionale vetëm nëse të dy palët pajtohen.

Aplikacioni shquhet për faktin se është zhvilluar i tëri brenda Kosovës dhe deri tani ka shfaqë kërkesë dhe sukses të jashtëzakonshëm brenda komuniteteve shqiptare.

Meqenëse ofron mundësi unike të komunikimit nga aplikacionet tjera anembanë globit, i njëjti së fundmi ka filluar planet për zgjerim në tregje ndërkombëtare.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, HELLO do të bëhet një ndër aplikacionet më të suksesshme të rajonit dhe do te rritë ekspozimin e Kosovës në industrinë e teknologjisë.

Sipas rrjeteve sociale, HELLO ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë thirrje që nga lansimi i aplikacionit.

Për më shumë informata dhe për ta shkarkuar edhe ju aplikancionin, klikoni KËTU

 

Exit mobile version