Telegrafi

Eskalon debati për veteranët, Kadrijaj thotë se kundërshtarët Haradinajt “po lehin”

Time Kadriaj deklaratat kundër kryeministrit Haradinaj i ka cilësuar “të lehura”.

Vazhdojnë polemikat e ashpra ndërmjet personaliteteve të ndryshme për debatin e “listave të veteranëve”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar së fundmi për këtë temë.

Ajo ka thënë se “këta që po lehin” po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminua ambientin dhe sipas saj, atyre po u pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj.

Postimi i plotë
Me i pyet këta që po lehin cili ashtë kontributi i juaj për Kosoven valla do të befasoheni sepse vlerësimi i këtij kontributi është një zero e madhe.
E me këtë zero kontribut qfarë po bëjnë sot po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminu ambientin e popullatën sepse po ju pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj.
Si dje dhe sot krenar me ty Kryeministër!/Telegrafi/