Site icon Telegrafi

Eskalon debati, Jezerci: Feja islame është imponuar me dhunë, është religjion që të ofendon

Historiani Belisar Jezerci është shprehur se islami është religjion që të ofendon.

Jezerci gjithashtu tha se feja islame është imponuar me dhunë.

“Feja islame është imponuar me dhunë. Është religjion që të ofendon sidomos pas luftës, para luftës megjithatë edhe pse ka ekzistuar religjioni islam, ka qenë njëfarë mirëkuptimi, njëfarë bashkëjetese dhe nuk ka pasur divergjenca të mëdha”, është shprehur ai në Klan Kosova.

Më vonë ka eskaluar debati mes historianit Azdren Shalës, e Belisar Jezercit.

Teksa më herët ata edhe iu referoheshin njëri-tjetrit për ta mbyllur gojën, debati u zgjerua edhe me fjalë të tjera.

“Të mbajë në xhep të vogël, kaq i vogël je”, u shpreh kështu Jezerci ndaj Shalës.

Këto fjalë të Jezercit erdhën pasi Shala e akuzoi se ai është larg me shkencën.

Exit mobile version