Telegrafi

Eskalojnë protestat kundër grusht shtetit, dhjetëra të lënduar në Sudan

Forcat sudaneze të sigurisë hodhën gaz lotsjellës të shtunën për të shtypur demonstratat në Khartoum.

Protestuesit protestuan sërish në kryeqytet dhe qytete të tjera kundër grushtit të shtetit ushtarak të muajit tetor.

Mijëra sudanezë dolën në rrugë pavarësisht se autoritetet rritën sigurinë në Khartoum, duke mbyllur të gjitha urat mbi lumin Nil, i cili lidh Khartoum me Omdurman dhe distriktin Bahrin, raporton reuters.

Autoritetet paralajmëruan protestuesit që të mos iu afrohen vendeve “sovrane dhe strategjike” në qendër të Khartoumit, gjegjësisht ndërtesave qeveritare dhe institucioneve kryesore.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të parandaluar protestuesit që t’i afroheshin pallatit presidencial. Agjencia raporton gjithashtu se shërbimet e internetit janë ndërprerë gjatë ditës së sotme.

Në protestat e fundjavës së kaluar, të paktën tre demonstrues u vranë dhe më shumë se 300 njerëz u plagosën.

Protestat kundër grushtit të shtetit vazhduan edhe pasi kryeministri i rrëzuar, Abdullah Hamdok u rivendos muajin e kaluar dhe protestuesit kërkuan që ushtria të mos merrte më pjesë në qeveri dhe të shpalleshin zgjedhje të lira. /Telegrafi/